Reagon kryeministri Kurti për vrasjen e gruas në QKUK: E papranueshme dhe e padurueshme!

Aktuale

Reagon kryeministri Kurti për vrasjen e gruas në QKUK: E papranueshme dhe e padurueshme!

Nga: M.H. Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 20:06
Kryeministri, Albin Kurti

Vrasja e gruas në QKUK ka tronditur gjith vendin.

E në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryeministri Kurti.

Ai përmes një postimi në Facebook e quajti vrasje mizore duke u shprehur që është e papranueshme një vrasje e tillë, përcjell “Bota sot”.

“Dy engjëj në qiellin e pistë”, shkroi ndër të tjera kryeministri.

Postimi i plotë

Dy engjëj në qiellin e pistë

Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike. Atje ku lindin gratë. U shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër. Gruaja ishte shtatzënë. Rreth 35 vjeç, as në gjysmë të jetës së saj. E fëmija që ajo donte ta lindte as nuk e filloi jetën. Vrasës mizor. Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte. Edhe një burrë që vret një grua. E cila tash është e jona, e të gjithë neve. Bashkë me foshnjen e palindur të saj. Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë. E papranueshme dhe e padurueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat