Kjo është gruaja shtatzëne që u vra nga ish-bashkëshorti para Gjinekologjisë

Aktuale

Kjo është gruaja shtatzëne që u vra nga ish-bashkëshorti para Gjinekologjisë

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Vrasja e sotme e gruas shtatzënë tronditi Kosovën. Kjo ngjarje tragjike ndodhi në QKUK, ku 35-vjeçarja ishte në javën e fundit të shtatzënisë dhe kishte dalë për të blerë gjësende, në momentin kur u qëllua me dy plumba në kokë, nga ish-bashkëshorti.

Mësohet se i dyshuari për këtë rast është Sokol Halili, 31-vjeçar i cili dyshohet se e ka qëlluar ish-bashkëshorten Hamide Magashin, 35-vjeçare, nga fshati Llugagji i Lipjanit dhe më pas ka ikur.

Si ndodhi e gjithë ngjarja:

35 vjeçarja që kishte qenë e shtrirë në klinik ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë.

Image
Hamide Magashi

Ajo iu kishte thënë infermierëve se po dilte deri te kioskat në oborrin e QKUK’së për kishte dalë për të blerë gjëra ushqimore.

Pasi kishte kryer blerjet, ajo ishte ulur për të pushuar pak tek ulëset në oborrin e Gjinekologjisë.

Aty ishte shfaqur ish-bashkëshorti i saj, i cili e vrau me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Në përgjigjen e tyre nuk bëhet e ditur nëse vrasësi është arrestuar.

Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, thuhet ne njoftimin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat