Dosja e vrasjes së 35-vjeçares, i dyshuari kishte aktakuzë

Aktuale

Dosja e vrasjes së 35-vjeçares, i dyshuari kishte aktakuzë

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 21:55
Hamide Magashi

Një vrasje makabre ka ndodhur sonte rreth orës 18:00 në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë, në QKUK, në Prishtinë.

Një grua 35-vjeçare është vrarë me armë zjarri përballë hyrjes së Klinikës së Gjinekologjisë.

Dyshohet se autor është bashkëshorti i saj.

KALLXO.com zbulon se personi i dyshuar kishte aktakuzë për kanosje.

Aktakuza është ngritur më 10 gusht të këtij viti në Gjykatën e Ferizajt.

Aktakuza është për kanosjen ndaj bashkëshortes së tij, tashmë viktimë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat