Kryetari i Lipjanit jep detaje për 35-vjeçaren e vrarë

Aktuale

Kryetari i Lipjanit jep detaje për 35-vjeçaren e vrarë

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 22:20
Imri Ahmeti

Një grua ka mbetur e vdekur sot rreth orës 18:00, në oborrin e QKUK-së, para dyerve të Gjinekologjisë.

Dorasi i vrasjes dyshohet të jetë ish-burri i saj.

Gjithashtu, raportohet se gruaja ishte shtatzënë dhe ishte e moshës 35 vjeçare.

Për rastin ka folur edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka konfirmuar se viktima rreth 35-vjeçare që dyshohet se u vra në oborrin e QKUK’së është Hamide Magashi nga fshati Llugaxhi i Lipjanit.

“Janë 7 motra, kjo ishte motra e vogël, s’kanë as babë e as axhë’, tha Ahmeti.

“Pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte” – Këto ishin fjalët e fundit të së ndjerës Hamide Magashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat