Gjyqtari që i quajti kafshë “Grupin e Drenicës” gjykon Thaçin dhe të tjerët

Aktuale

Gjyqtari që i quajti kafshë “Grupin e Drenicës” gjykon Thaçin dhe të tjerët

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 00:55
Krerët e UÇK-së

Charles Smith, është caktuar një nga anëtarët e trupit gjykues që do t’i gjykojë krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin, të cilët po mbahen në burgun e Hagë, të akuzuar për krime lufte.

Smith ishte në trupin gjykues në rastin e “Grupit të Drenicës”, të cilëve gjyqtarët e EULEX-it i referoheshin si kafshë që duhej zbutur, raporton Paparaci.

Gjyqtari Charles L. Smith është i vetmi amerikan që është zgjedhur për të qenë njëri nga 19 gjyqtarët në Gjykatën Speciale që do të gjykojë krimet e kryera në Kosovë.

Ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, i kishte shkruar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me anë të së cilës i ka kërkuar që t’i mundësohet raportimi në Kuvend për ato që ai i cilësonte si skandale të misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.

Pra, Simmons kishte paditur drejtuesit më të lartë të EULEX-it, dhe ka hedhur shumë dyshime me prova se ky mision ka qenë gjithçka tjetër pos, mision i drejtësisë.

Mes të paditurve janë Mats Mattson, Gerrit Sprenger dhe Charles Smith. Smith, i cili do t’i gjykojë ish-krerët e UÇK-së.

Kryetarja e Gjykatës Speciale në Hagë, e ka caktuar trupin gjykues që do ta trajtojë rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Katër gjyqtarët që do ta trajtojnë rastin kryesor në Gjykatën Speciale janë: Charles Smith, Christoph Barthe, Guenael Metraux dhe Fergal Gaynor gjyqtar rezervë.

Këta katër gjyqtarë janë me nacionalitete të ndryshme: Charles Smith që ishte kryetar i trupit gjykues në rastin e Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit është nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kristof Barte është nga Gjermania, Guenal Metraux është nga Zvicra dhe gjyqtari rezervë Gyanor është nga Irlanda.

Çështja e Thaçit dhe të tjerëve do të kalojë te trupi gjykues më 15 dhjetor. Për këtë sot ka bërë njoftim gjyqtari i procedurës paraprake Nicolas Giju.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat