“Vrasësi hyp në kerr, del prej rrethit të QKUK-së”- Koci: Si është e mundur askush të mos reagoj?

Aktuale

“Vrasësi hyp në kerr, del prej rrethit të QKUK-së”- Koci: Si është e mundur askush të mos reagoj?

Nga: M.L. Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 11:37
Foto nga vendngjarja

Avokati Arianit Koci ka reaguar sërish për ngjarjen makabre të vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e Gjinekologjisë në QKUK.

Në një postim në Facebook Koci ka paraqitur një skemë se si vrasësi ka hyrë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka kryer vrasjen dhe ka ikur nga aty, ndërsa askush nuk ka reaguar.

Postimi i plotë:

Në hyrje të QKUK-së, e merr biletën.

Në ndërtesën e gjinekologjisë është roja.

Në rrethin e spitalit ka zyrtarë policor.

E vranë gruan me tre plumba. Alltia pa shurdhues.

Krisma dëgjohet anëkënd!

Vrasësi hyp në kerr, del prej rrethit të QKUK-së.

Gjithmonë ka shumë njerëz në spital, veçanërisht në gjinekologji.

Para se me dalë e paguan daljen/parkingun, për shkak se laura është e lëshuar.

Aty është roja që e kontrollon hyrje-daljen.

Si është e mundur askush të mos reagoj?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat