​Haxhiu zhvilloi vizitë në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas dhe Strehimore

Aktuale

​Haxhiu zhvilloi vizitë në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas dhe Strehimore

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 18:16
Foto nga takimi

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka zhvilluar sot gjatë ditës një vizitë tek Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, ku ndoqi nga afër punën që bënë kjo agjenci, dhe rezultatet që ka arritur deri tani.

Haxhiu tha se kjo agjenci duhet të jetë çdo herë e qasshme ndaj të gjitha kërkesave për ndihmë juridike falas, dhe se misioni i saj është tejet i rëndësishëm në funksion të qytetarëve të cilët kanë nevojë për këtë ndihmë.

Në Prizren, ministrja Haxhiu u ndal edhe te Qendra Strehimore e viktimave të dhunës, me ç’rast u njoftua nga afër me shërbimin dhe trajtimin që u bëhet viktimave të dhunës, si dhe dëgjoi nga afër vështirësitë me të cilat ballafaqohen ato.

Ministrja tha se mbështetja ndaj Qendrave Strehimore kudo në Kosovë sikurse edhe në Prizren nuk do të mungojë, dhe se puna që bëjnë ato është një mision fisnik e human që ndikon jashtëzakonisht mirë në trajtimin e grave viktima të dhunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat