Kica-Xhelili: Ligjin për byzylykët e kemi, asnjë qeveri nuk i bleu ato

Aktuale

Kica-Xhelili: Ligjin për byzylykët e kemi, asnjë qeveri nuk i bleu ato

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 18:26
Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili duke komentuar vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së, ka kritikuar qeverinë aktuale dhe ato paraprake për moszbatim të Ligjit i cili u vota në vitin 2015 për blerjen e byzylykëve për monitorimin e lëvizjeve ndaj personave të ndaluar, por që ‘sgjeti zbatim asnjëherë.

Me theks të veçantë Kica-Xhelili në Info10, ka kritikuar Ministrinë e Drejtësisë.

​“Ku janë byzylykët. E kemi trajtuar në Komisionin për Legjislacion. Është vlerësuar se pavarësisht faktit që ne e kemi ligjin në fuqi, e kemi bazën për blerjen e tyre, dhe këtë vlerje duhet ta bëjë Mimnistria e Drejtësisë. Dhe jo vetëm në këtë mandate, por në të gjitha. Të gjithë janë në gjumë. Të gjithë po ia hedhin fajin njëri-tjetrit. E kemi Ligjin që nga viti 2015 dhe s’është bërë asgjë asnjëherë”, tha Kica-Xhelili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat