Kica-Xhelili: Rezoluta ime për dhunën, nuk u vota nga VV-ja

Aktuale

Kica-Xhelili: Rezoluta ime për dhunën, nuk u vota nga VV-ja

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 18:43
Doarsa Kica

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica ka kritikuar qasjen e kryeministrtit, Albin Kurti ndaj vrasjes së mbrëmshme të gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së.

Kica-Xhelili  e ka cilësuar statusin e Kurtit si të ishte një aktivist, e jo kryeministr i një vendi.

“Ky është aktivizëm, por nuk është status i një kryeministri të një vendi. Duhet të flasim për veprime konkrete për t’i ditur hallkat që kanë dështu. Jo këtë status, por të na tregoj që vrasja që ka ndodhur në një institucion publik nuk qenka e barazvlefshme me vrasjet e kaluara që kanë ndodhur nëpër institucionet publike që kanë kërkuar shumë më shumë përgjegjësi”, theksoi Kica-Xhelili.

Ajo ka folur edhe për rezolutën e propozuar në Kuvend për dhunën dhe ngacmimet seksuale në Kosovë.

“Kam kërkuar linjë të vacantë për këtë cështje, por më tregoni pse nuk e pranuan. Partia në pushtet, me përjashtim të dy deputetëve të VV-së, nuk e votuan rezolutën, në emër të asaj që u thirrën që ju s’po i dëgjoni protestuesit. Unë kam propozime konkrete. Unë po ëkrkoj këndjellje të sitemit. Pajisje elektronike. Në rezolutën që e kam propozuar në Kuvend kam kërkuar cështje praktike. Kam kërkuar psikolog për viktimat. Ju kam treguar se viktimat në polici i ndërrojnë rrobat. Ju kam treguar se viktimat në polici intinjidohen kur raportojnë në polici”, tha deputetja e LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat