A do ta njoh Serbia- Kosovën? Ja çfarë thotë Miroslav Lajçak

Aktuale

A do ta njoh Serbia- Kosovën? Ja çfarë thotë Miroslav Lajçak

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 22:13
Miroslav Lajçak

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në një intervistë në ”Politiko”  është deklaruar lidhur me marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur nga moderatori se a do të ketë njohje të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë në fund të procesit, Lajçak ka thënë se ky nuk është roli i tij në këtë proces.

“Gjithçka varet nga vullneti dhe angazhimi i dy palëve. Ne jemi këtu për t’i ndihmuar ata të marrin vendimin më të mirë të mundshëm dhe çfarëdo që të them, si dëshirën time do të komentohet gjerësisht. Dhe ky nuk është roli im. Roli im si lehtësues është që të sigurohemi të kemi një marrëveshje e cila do të jetë e kënaqshme e cila i bën të dyja palët të lumtura dhe që në fund ju ndihmon të ecni përpara në trajektoren tuaj evropiane.”, ka deklaruar Lajçak.

Tutje, Lajçak ka thënë se ai është çdo herë në koordinim me SHBA, Britaninë e Bashkuar dhe shtete të BE-së sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat