Motra e 35-vjeçares së vrarë: Ajo sot po han dhe e vrasësi nuk po gjendet askund

Aktuale

Motra e 35-vjeçares së vrarë: Ajo sot po han dhe e vrasësi nuk po gjendet askund

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 22:16
Shukrije Magashi

Shukrije Magashi, motra e 35-vjeçarës së vrarë, ka thënë se e ndjera ka pasur probleme që nga dita e parë që është martuar me bashkëshortin e saj, tashmë të dyshuarin për vrasjen e kësaj të fundit.

Magashi në një prononcim tha se i dyshuari i ka thënë motrës së saj tashmë të ndjerës se foshnjën do ta marrë dhe prapë do të të bëjë probleme.

“Motra jem ka pas probleme qysh prej ditës së parë qe e ka marrë, nonstop ka pas probleme deri ka vendosur të ndahet prej tij. Vazhdimisht i ka thënë edhe nëse e marrë beben, prapë do të bëjë probleme, ose ty ose motrën e vogël. Gjithmonë i ka thënë motrës, do të rrezikoj edhe ty edhe familjen. Unë vet ndihem e frikësuar prej tij. Unë jam motra e vogël e Hamides, nuk jam munduar të ia prish jetën askund. Lus drejtësinë që të zbardhet rasti. Këtë punë ia lë vetëm drejtësi”, tha ajo.

Ajo tha se lajmin për vrasjen e motrës së saj e ka kuptuar përmes rrjetit social Facebook.

“Me motrën kam biseduar mbrëmë rreth orës 5, më tha motër mirë jam e dëgjohemi më vonë. Lajmin e kam marrë vesh prej Facebook, që ka ndodh ky rast. Me të parë lajmin e kam ditë që është motra ime dhe e kam dit që këtë e ka bërë bashkëshorti i vet, Sokol Halili. Ndihmë ka kërkuar vetëm prej meje, për çdo hall apo keqkuptim që e ka pas e ka kryer me mu”, shtoi motra e të ndjerës.

Shukrije Magashi, motra e 35-vjeçares së vrarë theksoi se e ndjera përveç që ka pasur probleme me ish-burrin e saj, ajo kishte edhe me vjehërri.

“Momenti që ka ardhur, e ka sjell vetëm 5 minuta me nënën e tij gjithmonë, ka qenë e kërcënuar nga ish-bashkëshorti, e ka lënë pa hëngër dhe pa pi, pa veshje. Ka pasur probleme me burrë, me vjehërri. Motra ime është ankuar çdo herë, ka pasur trupin krejt shenja. Ka vendos se ai i ka thënë nëse nuk ma jep fëmijën do të vras. Rasti ka qenë me 6 korrik kur ka vendos motra me u nda prej tij, e kam pyetur motrën çfarë ki në fytyre. Ajo sot po han dhe, e ky nuk po gjendet askund”, përfundoi ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat