Lajmi i fundit: Vrasësi i 35 vjeçares vret veten në prani të Policisë, refuzoi të dorëzohet

Aktuale

Lajmi i fundit: Vrasësi i 35 vjeçares vret veten në prani të Policisë, refuzoi të dorëzohet

Nga: Bota sot Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 14:20 Përditësuar në ora: 15:04 më 02.12.2022
Pamje nga vendngjarja

Dalin detaje, policia po negocionte me këtë person për dorëzimin e Sokol Halilit

Është vetëvrarë Sokol Halili, i cili të mërkurën e vrau ish-gruan e tij 35 vjeçaren, Hamide Magashi, e cila ishte edhe shtatzënë.

Ngjarja ka ndodhur derisa njësia speciale kishte shkuar në shtëpinë e tij për ta kapur.

Halili veprimin e ka bërë derisa babai i tij ishte duke negociuar me pjesëtarët e policisë.

Rastin e ka konfirmuar ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla.

Vrau veten, trupi i Sokol Halilit dërgohet në emergjencë

Trupi i Sokol Halilit, burrit që vrau ish-gruan e tij shtatzënë para Gjinekologjisë, është dërguar në Emergjencë.

Kështu merr vesh media.

Halili u gjet nga Njësia Speciale në shtëpinë e tij, dhe pasi ka refuzuar të dorëzohet ka vrarë veten.

Pamje nga momenti kur policia i bëri thirrje për dorëzim, të dyshuarit për vrasjen e gruas shtatzënë

Është vetëvrarë Sokol Halili, i dyshuari për vrasjen e gruas së tij shtatzënë në oborrin e QKUK-së. Lajmi u konfirmua nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten.

Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit.”, tha Xhelal Sveçla në “Facebook”.

Para kësaj Policia e Kosovës ka rrethuar shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e ish-bashkëshortes shtatzënë në oborrin e QKUK-së.

Vrasësi i 35 vjeçares vret veten në prani të Policisë, refuzoi të dorëzohet

Nga: Naile Ejupi

I dyshuari për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sokol Halili ka vrarë veten sot para Policisë, duke refuzuar të dorëzohet.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se “Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten”.

Sipas tij, Policia e Kosovës dhe Inspektoriati Policor i Kosovës vazhdojnë hetimet për zbulimin e rrethanave të vrasjes së gruas shtatzënë dhe vetëvrasjes së dorasit.

Postimi i plotë:

Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten.

Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat