Deputeti i PDK-së i drejtohet kryeministrit Kurti, kjo është arsyeja

Aktuale

Deputeti i PDK-së i drejtohet kryeministrit Kurti, kjo është arsyeja

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 16:22
Hisen Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, i është drejtuar Kryeministërit Kurti se pas deklaratës së Escobar dhe Hill, duhet të zhvishen nga mashtrimi e gënjeshtra e ta thonë se çfarë marrëveshje të dëmshme/tradhtie paska bërë?

Berisha ka shkruar duke i kërkuar Kurtit pse e ka shkatërruar për dy vite çdo arritje politike në bërjen e shtetit.

“Sepse, si shtet i pavarur e demokratik, bazuar në “Deklaratën e Pavarësisë” dhe Kushtetutën e vendit, për 70 mij serbët kosovar, duhet të ofrojmë të njëjtat standarde jete dhe mbrojtjëje, si për të gjithë qytetarët e komuniteteve tjera që Kosovën e pranojnë, e ndjejnë shtetin e tyre”, ka thënë Berisha.

Ai ka shtuar gjithashtu se “A nuk u akomoduan mjaftueshëm të drejtat kolektive me “Pakon e Ahtisarit”, Kushtetutën e Kosovës, me vende të rezervuara, me privilegje të ndryshme unike, ndër më të avansuarat në sistemet shtetërore në Botë?”. 

Reagimi i plotë: 

Kryeministër në detyrë, pas kësaj dekleratë të Escobar dhe Hill, duhet të zhvisheni nga mashtrimi e gënjeshtra e ta thoni se çfarë marrëveshje të dëmshme/tradhtie paske bërë?! 

Sepse, si shtet i pavarur e demokratik, bazuar në “Deklaratën e Pavarësisë” dhe Kushtetutën e vendit, për 70 mij serbët kosovar, duhet të ofrojmë të njëjtat standarde jete dhe mbrojtjëje, si për të gjithë qytetarët e komuniteteve tjera që Kosovën e pranojnë, e ndjejnë shtetin e tyre. Kurse të drejtën që të marrin pjesë në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike të Serbisë, mundën ta bëjnë por, duke jetuar në Serbi. 

Kjo do të thotë se e kanë të drejtë të jetojnë në traditën e tyre kombëtare e religjioze, ti promovojnë ato vlera por brenda kornizave ligjore dhe Kushtetutës së shtetit demokratik të Kosovës ku edhe mbrohen. Kosova tashmë, është e pranuar dhe e konfirmuar nga GJND, si shtet demokratik, ndaj institucionet demokratike si Parlamenti e Gjykata kushtetuese do t’iu stopojnë!

A nuk u akomoduan mjaftueshëm të drejtat kolektive me “Pakon e Ahtisarit”, Kushtetutën e Kosovës, me vende të rezervuara, me privilegje të ndryshme unike, ndër më të avansuarat në sistemet shtetërore në Botë? Kështu që, trego Kryrministër, ku, kur dhe si e ke “pirë një lugë qorbe të prishur” e tani po shkatërron për dy vite, çdo arritje politike në bërjen e shtetit?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat