Ministri Aliu takon të dërguarin e posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers

Aktuale

Ministri Aliu takon të dërguarin e posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 20:24
Foto nga takimi

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu është takuar me deputetin dhe të dërguarin e posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor Martin Vickers dhe me zëvendës ambasadorin Britanik në Kosovë, z. Jacob Webber. 

Në lidhje me këtë ka njoftuar ministri Aliu, përmes një postimi në Facebook. 

"Nder i veçantë që të takohemi sërish, por këtë herë në Prishtinë, me z. Martin Vickers, deputetin dhe të dërguarin e posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, si dhe zëvendës ambasadorin Britanik në Kosovë, z. Jacob Ëebber", ka shkruar Aliu. 

Sipas njoftimit në takim kanë diskutuar për intensifikimin e bashkëpunimit për menaxhimin e mbeturinave, krizën energjetike, politikat për ruajtjen e mjedisit, energjinë jo-ndotëse, zhvillimin ekonomik, si dhe rreth mundësive të reja për investime kapitale të Britanisë së Madhe, në Kosovë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat