Samiti i BE-së në Tiranë: Njëherë tha “Jo”, pse i ra pishman Vuçiqi?

Aktuale

Samiti i BE-së në Tiranë: Njëherë tha “Jo”, pse i ra pishman Vuçiqi?

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 19:15
Idro Seferi

Në Tiranë do të mbahet Samiti BE- Ballkani Perëndimor.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, fillimisht kishte refuzuar që të merrte pjesë por më vonë ai i ra pishman dhe vendosi që të jetë pjesëmarrës.

Gazetari në Beograd. Idro Seferi, ka treguar se pse kreu i shtetit të Serbisë vendosi ndryshe.

“Gjithçka ndryshoi pas kërkesës e kryeministres Ana Bërnabiq, dhe bashkëpunëtorëve të presidentit Vuçiq, për të shkuar dhe t’i thoshte ato në Tiranë se Kosova në vazhdimësi po i shkel marrëveshjet dhe çdo ligj që ka të bëjë me serbët”, tha Seferi.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ditë më parë ka reaguar për emërimin e Nenad Rashiq, si ministër për Komunitete dhe Kthim.

Vuçiq e ka akuzuar Rashiqin për tradhti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat