Samiti në Tiranë/ Nënshkruhet marrëveshja Roaming – Presidentja Osmani me një mesazh për Serbinë!

Aktuale

Samiti në Tiranë/ Nënshkruhet marrëveshja Roaming – Presidentja Osmani me një mesazh për Serbinë!

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 07:34 Përditësuar në ora: 11:21 më 06.12.2022
Foto nga vendi i ngjarjes

“Falenderoj Ramën”, Macron nga Tirana: Kemi projekte konkrete për të diskutuar, skenarët e frikës për energjinë s’janë për mua

Presidenti francez Emmanuel Macron ka ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

27 liderë evropianë pritet të mbërrijnë në kryeqytet për të marrë pjesë në Samit.

Lideri francez tha për mediet se është i lumtur që ndodhet në Shqipëri dhe se kanë projekte konkrete për të diskutuar.

Macron: Lufta në Ukrainë është çështje sigurie për të gjithë rajonin. Ne jemi duke punuar që nga marsi, por jam shumë i lumtur që sot jam në Shqipëri. Falenderoj Ramën për këtë samit në një moment shumë të rëndësishëm për ne. Kemi projekt konkrete për të diskutuar. Është e rëndësishme që të kemi soliadaritet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për energjinë dhe integrimin e kësaj pjese në BE. Do të kemi mundësi edhe së bashku me kancelarin të përgatisim konkluzionet për energjinë. Jemi një vendi madh, kemi çështjen e energjisë për shkak të luftës, megjithatë secili bën punën e vet. Skenari i frikës nuk është për mua.

Në Tiranë sot, (06.12) zhvillon punimet samiti BE-Ballkan Perëndimor,(BP) i pari që zhvillohet në një vend jo anëtar të BE dhe në rajonin e Ballkanit.

Burime zyrtare nga Këshilli Europian (KE) bëjnë me dije që ky samit është “pjesë e zbatimit të axhendës strategjike 2019-2024 të këtij Këshilli”. “Samiti është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë e madhe të partneritetit strategjik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor (BP), këtij rajoni me një perspektivë të qartë europiane”, thekson zyra e shtypit e KE.

Shtatë janë çështjet më thelbësore që do të diskutohen në Samit. Megjithatë kryetema e këtij takimi do të jetë lufta në Ukrainë, dhe pasojat negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor.

-sulmet kibernetike, përfshi shqetësimin për shtimin e emigracionit të paligjshëm drejt vendeve të BE-së;

– pasojat e agresionit rus në Ukrainë;

-intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit;

-shtimi i ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja;

– pasojat e agresionit rus në Ukrainë;

-intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit;

-shtimi i ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja

Samiti i BE/ Meloni në Tiranë: Kemi përgjegjësi të madhe kundrejt vendeve të Ballkanit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, ka sjellë në Tiranë për herë të parë pas marrjes së detyrës, kryeministren e Italisë, Georgia Meloni.

“Ne kemi përgjegjësi të madhe kundrejt vendeve të Ballkanit, sidomos pas agresionit rus.

Është e rëndësishmë të plotësojmë procedurën për anëtarësimin dhe ka shumë cështje për të cilat duhet të punojmë së bashku. Do bëjmë maksimumin, mbështetuni te Italia” u shpreh Meloni.

​Kryeministri grek: Prishtina dhe Beogradi të bëjnë një hap pas për të bërë progres

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, deklaroi se pa u zgjidhur çështjet mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ndodhë integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane.

Këto komente i bëri me të mbërritur në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Mitsotakis tha se gjithnjë ka inkurajuar dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe të dy vendet duhet të bëjnë një hap pas në mënyrë që të gjendet një zgjidhje.

“Gjithmonë kemi inkurajuar dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës që duhet të zhvillohet në mirëbesim nga të dyja palët. E kuptojmë kompleksitetin e çështjes, por jemi komplet të vetëdijshëm për faktin që kjo çështje duhet zgjidhur dhe në mënyrë që të zgjidhet të dyja palët duhet të bëjnë një hap pas. Pa u zgjidhur kjo do jetë e vështirë që të bëjmë progresin e nevojshëm për integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane”, deklaroi Mitsotakis.

Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian e cila nuk e njeh Republikën e Kosovës, pavarësisht avancimit të marrëdhënieve të të dyja vendeve viteve të fundit. 

Samiti i BE-së në Tiranë, nënshkruhet marrëveshja e roamingut

Në samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Tiranë u firmos marrëveshja e Roaming që parashikon që është ulja tarifave të telefonisë celulare midis qytetarëve të BE-së dhe qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshja parashikon uljen e tarifave të roaming për telefonatat midis BE-së dhe Ballkanit duke filluar nga tetori 2023.

Përveç kësaj, pritet të ketë një angazhim të operatorëve telefonikë, që kostot e Roaming të pësojnë një ulje më të madhe midis viteve 2023 dhe 2027.

Rama mirëpret Vuçiç me përqafime, erdhi në Tiranë për Samitin e BE-së pasi nuk kishte konfirmuar pjesëmarrjen

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Tiranë për Samitin e BE-Ballkani Perëndimor.

Kryeministri Edi Rama i ka uruar mirëseardhjen Vuçiçit dhe ka shkëmbyer me të shtrëngime duarsh dhe përqafime.

Kujtojmë se Vuçiç e vendosi ditën e djeshme që do të merrte pjesë në Samit, pasi më herët ai deklaroi se e kishte bojkotuar këtë Samit, për shkak të mosmarrëveshjeve me Kosovën.

Rama dhe Osmani shtrëngojnë duart dhe shkëmbejnë buzëqeshje në samitin BE-PB

Ka filluar pritja e liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkani Perëndimor, për të marrë pjesë në samitin e rëndësishëm që po mbahet në Tiranë.

Një ndër të mirëseardhurat është dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila u prit nga Rama.

Ata shtrënguan duart dhe shkëmbyen buzëqeshje, duke treguar kështu se akulli mes tyre është thyer.

Mesazhi i fortë i presidentes së Kosovës nga samiti i BE: Vuçiç vazhdimësi e mendësisë së vjetër, Serbia s’ka pranuar krimet e luftës

Mesazhe të forta vijnë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nga samiti i BE që do të mbahet në Tiranë.

Ajo tha se BE duhet të lëvizë nga fjalët te veprat sa i takon çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën.

Është sipërmarrje e rëndësishme qoftë nga BE dhe Ballkani Perëndimor. Do të shfaqim këtë përbashkësi drejt BE për një proces. Jam këtu si udhëheqësja e një nga vendet më pro europian. E kemi treguar këtë në veprime kur vjen fjala për veprimet pro BE. Kemi dënuar agresionin rus. Na duhet që BE të lëvizë nga fjalët në vepra, siç është dhe liberalizimi i vizave për BE. Ky është një takim mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, dhe jo negociata mes Kosovës dhe Serbisë. Është proces ne që besojmë te njohja e ndërsjellët. Ajo se çfarë po ndodh është se Maqedonia dhe Shqipëria po ecin me ritmin për t’u integruar në BE. Ne do lobojmë për të ecur para për të përçuar mesazhe të forta të Ballkanit Perëndimor. Ose je krah Rusisë ose krah Ukrainës, dhe kjo duhet të vlerë. Ky është sinjali që BE do i dërgojë mesazh të qartë Ballkanit Perëndimor. Të jemi në krahun e duhur të historisë, kjo duhet pritur. Vuçiç është vazhdimësi e një mendësie të vjetër. Ajo çfarë po tregon Kosova këto ditë, është e kundërta e asaj që tregon Vuçiç, shtrin dorën për dialog. Edhe pse ata nuk kanë kërkuar falje për krimet.”, tha ajo.

Samiti i BE/ Varhelyi në Tiranë: Partneritet, kjo është ajo ç’ka ofrojmë për Ballkanin Perëndimor

Komisioneri i Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka mbërritur tashmë në Tiranë.

Ai u prit nga kryeministri Rama ndërsa pas pak pritet të nisë Samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Partneritet, kjo është ajo cka ne ofrojmë dhe është arsyeja pse për herë të parë zhvillohet ky Samiti në Ballkanin Perëndimor “ tha Varhelyi shkurtimisht për mediat.

Rrugët e bllokuara në Tiranë, në këto akse rrugore nuk mund të kaloni sot as në këmbë

Disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit janë bllokuar këtë të martë, pasi në Tiranë pas pak do të zhvillohet samiti i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor.

“Vija e kuqe” fillon nga Rinasi, në Kashar, ku e gjitha rruga nga Kashari deri në rrethrrotullimin “Shqiponja” në drejtim të Astirit do bllokohet, ndërsa perimetri do të vijojë me zonën e Kopshtit Zoologjik, Unaza e Re, deri në Sauk dhe më pas Rruga e Elbasanit deri në zonën e stadiumit “Air Albania”.

Rrugë e bllokuara janë: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te Sheshi “Nënë Tereza”;

Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit” deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;

Rruga “Papa Gjon Pali II” nga ETC-RTSH-Stadium;

Rruga “Dervish Hima”;

Rruga “Asim Zeneli”;

Rruga “Themistokli Gërmenji”, pranë rrugës së Elbasanit dhe te kryqëzimi afër rrugës “Papa Gjon Pali II”;

Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”.

Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;

Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe rrugën “Papa Gjon Pali II”;

Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC;

Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Frederik Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit; Rruga “Skerdilajd Llagami” dhe rruga “Faik Konica”.”

Ndalim të qarkullimit të automjeteve do të ketë edhe në aksin rrugor;

“Rinas – Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës – Tiranë” – Ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – Rrethrrotullimi i Saukut – Rrethrrotullimi pranë Akademisë së Policisë – Pallati i Brigadave – Rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”.

Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor

“Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë – Fushë Krujë – Vorë”.

Bllokohet bulevardi Dëshmorët e Kombit/ Unaza e lirë për lëvizjen e automjeteve

Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet sot në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Për mbarëvajtjen e tij, një pjesë e akseve rrugore janë bllokuar ose është devijuar trafiku I lëvizjes.

Media ka siguruar momentet e para nga Bulevardi Dëshmorët e Kobit, I cili është bllokuar dhe ndodhet në “zonën e kuqe”.

Ndërkohë që siç shihet në pamjet e siguruara, pjesa e unazës së vogën, në krah të bulevardit është e lirë dhe lëvizja e automjeteve dhe linjës urbane vijon normalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat