Çështja e Kosovës, kryeministrja italiane zbardh bisedën me Vuçiqin

Aktuale

Çështja e Kosovës, kryeministrja italiane zbardh bisedën me Vuçiqin

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 19:09
Giorgia Meloni

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, është shprehur se Italia ka qënë gjithmonë në mbështetje të integrimit të Ballkanit Perëndimor.

Në një intervistë për mediat, ajo u shpreh se ka folur edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, lidhur me çështjen e Kosovës.

“Për Italinë, Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm. Tregon bashkëpunimin që Italia ka me këto vende.

Kam folur eshte për çështjen e Kosovës, kam folur edhe më presidentin serb. Ballkani perëndimor është edhe një çështje për sigurinë e Bashkimit Europian.

Nuk kam parë kundërshti të mëdha për integrimin e Shqipërisë në BE.

Integrimi i Ballkanit perëndimor është çështje strategjike”, tha Meloni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat