Ngjarjet në veri, vjen reagimi edhe nga ambasadori gjerman

Aktuale

Ngjarjet në veri, vjen reagimi edhe nga ambasadori gjerman

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 10:50
Jorn Rohde

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se dhuna e së martës në Veriun e Kosovës është shumë shqetësuese.

Ai ka thënë se është e papranueshme të sulmohen zyrat zgjedhore në Veri.

“Vërtet shumë shqetësuese. Dhuna e djeshme ndaj zyrave zgjedhore komunale është e papranueshme. Mirë që PK-ja në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in është prezente.”, ka shkruar ai në Twitter, duke shprehur mbështetje për demonstratat paqësore e siç ka shtuar ai, zero tolerancë ndaj dhunës.

Të martën, në veri të vendit ka pasur të shtëna dhe shpërthime nga strukturat ilegale serbe, ku pritej të bëhej zëvendësimi i zyrtarëve të KQZ-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat