“Kërcënon” Simiq: “Serbët do të bëjnë gjithçka”, akuzon kryeministrin Kurti

Aktuale

“Kërcënon” Simiq: “Serbët do të bëjnë gjithçka”, akuzon kryeministrin Kurti

Nga: N.E. Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 09:36
Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se nga mëngjesi i sotëm, situata në pjesën veriore të Mitrovicës është “e qetë por e tensionuar”.

Simiq tha për Radion dhe Televizionin e Serbisë se disa nga njësitet e Policisë së Kosovës që mbrëmë kanë hyrë në pjesën veriore të Mitrovicës janë ende të dislokuara në periferi të qytetit.

"Një natë tjetër pa gjumë është pas për shkak të përpjekjes së Prishtinës për të pushtuar veriun e Kosovës. Dikujt nga jashtë mund t'i duket se situata është normale që nga mëngjesi i sotëm, por këtu po zien", tha Simiq, transmeton "Bota sot".

Ai ka vlerësuar se nuk ka rrethana destabilizuese që do të arsyetonin dërgimin e policisë në veri të Kosovës.

“Plani (i kryeministrit të Kosovës) Albin Kurti është i qartë, për të bërë një presion të tillë ndaj serbëve që ata të tërhiqen nga këto zona”, tha Simiq. Ai shtoi se serbët nga veriu i Kosovës  do të bëjnë "gjithçka për të ruajtur paqen", por gjithashtu vlerësoi se nuk është e mundur të parashikohen lëvizjet e ardhshme të Kosovës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat