Polici i plagosur dje në veri, i nënshtrohet operimit në QKUK

Aktuale

Polici i plagosur dje në veri, i nënshtrohet operimit në QKUK

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 11:35
Foto ilustrim

Dje në orët e vona, një patrullë e policisë së Kosovës është sulmuar me armë zjarri në pjesën veriore të Kosovës.

Sipas PK-së, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, njësitet policore derisa kanë qenë në detyra të rregullta në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit  Audi, ngjyrë hiri, me targa KM.

“Si pasojë e incidentit, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë”, tha Policia në njoftimin e mbrëmshëm.

Ndërkaq, polici i plagosur, i lindur në vitin 1982, është dërguar në QKUK për trajtim.

Polici ka marrë dy plumba në trup, njërin në toraks e tjetrin afër qafës.

Ai raportohet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore, pasi plumbat nuk i kanë prekur organet vitale.

Në ndërkohë, polici i plagosur pritet së shpejti t’i nënshtrohet operimit për largimin e plumbave nga trupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat