“Çou Adem... Jo, mos u ço, se s’ki çka me pa!”, Kabashi reagon ashpër për foton e Jasharit me Kastratin

Aktuale

“Çou Adem... Jo, mos u ço, se s’ki çka me pa!”, Kabashi reagon ashpër për foton e Jasharit me Kastratin

Nga: A.ZH Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 13:58
Bekim Jashari dhe Halil Kastrati

Gazetari Bajram Kabashi, ka reaguar për një fotografi të ish-kryetarit të Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, me humanistin Halil Kastrati, të cilët kanë shkuar në Umre në Mekë.

Kabashi ka thënë se pasardhëësit e familjes së komandantit Adem Jashari, ka vite që po keqpërdorën nga qarqe që kanë synime që kombit t’i japin identitet fetar, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se nëse ata vazhdojnë kështu, do ta “vrasin veten”.

Reagimi i tij në Facebook:

Miku im Nexhat Latifi, paskësh ironizu me shumë të drejtë, me fjalët: “Çou Adem …Pastaj, ishte përgjigj me vargun “e këngës së vet”: “Jo…, mos u ço , se ski çka me pa!”. Vërtetë asnjë shqiptar/e i vërtetë, nuk ka se çka me pa më. Fatkeqësisht!

Prandaj, duhet të flasim hapur për këdo, edhe për pasardhësit e familjes Jashari. Të nderuar, ju ka vite e vite që po keqpërdoreni nga qarqe që kanë synime që kombit ti japin identitet fetar.

Nëse vazhdoni kështu, atëherë ju po e vrani vetën. Askush nuk ka dëshirë që ju të vetëvriteni, por kuptojeni se populli shqiptar është më i madh se secili prej nesh, qoftë edhe më i madh se kryeheroi i kombit Gjergj Kastrioti, se nuk mund të ekzistojë kryeheroi i kombit pa ekzistencën e popullit shqiptar.

Sikuse as familja Jashari, që u sakrifikua për secilin prej nesh.

Image
Postimi i Kabashit në Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat