​Kusari-Lila: Përmes Projektligjit për zyrtarët publikë do të depolitizohet shërbimi civil

Aktuale

​Kusari-Lila: Përmes Projektligjit për zyrtarët publikë do të depolitizohet shërbimi civil

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 14:30
Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se përmes Projektligjit për zyrtarët publikë do të depolitizohet shërbimi civil.

Në seancën e Kuvendit, ku u shqyrtua ky projektligj, Kusari-Lila tha se qëllimi kryesor i tij është rregullimi i marrëdhënies së punës të zyrtarit publik përmes përcaktimit të rregullave dhe parimeve për statusin e punës.

“Qëllim kryesor ka rregullimin e marrëdhënies së punës së zyrtarit publik përmes përcaktimit të rregullave dhe parimeve për pranimin, ndryshimin dhe përfundimin e këtij statusi.

Kategorizimin e tyre sipas detyrave dhe përgjegjësive që kanë dhe mbi të gjitha qëllim kryesor ka që të qartësojë elementet e marrëdhënies mes zyrtarit publik dhe shtetit si punëdhënës. Ky qartësim do të ndikojë në rritjen e efikasitetit, profesionalizmit dhe depolitizimit të shërbimit civil. Parimet bazë që janë propozuar për pranimin në punë si zyrtar publik, si parimi i barazisë, meritokracisë dhe transparencës do të jetësohen përmes konkurseve të hapura”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat