Kurti takoi ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund

Aktuale

Kurti takoi ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 17:45
Foto nga takimi

Kryeministri Albin Kurti, sot priti në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Krahas diskutimit mbi raportet dhe bashkëpunimin e mirë bilateral ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, siç informoi Qeveria, u bisedua edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së Suedisë nëpërmjet programeve të ndryshme për zhvillimin dhe demokratizimin e vendit tonë.

Në takim, theks i veçantë iu dha ndihmës dhe përkrahjes së Suedisë për dialogun me serbët e Kosovës, veçanërisht nëpërmjet organizatave serbe të shoqërisë civile.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij edhe për përkrahjen e Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SiDA) e integrimit sa më të mirë të të gjitha komuniteteve në Kosovë përmes zhvillimit të gjithmbarshëm ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat