KQZ nuk rekomandon shtyrjen e zgjedhjeve në veri

Aktuale

KQZ nuk rekomandon shtyrjen e zgjedhjeve në veri

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 21:42
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhje të premten e 9 dhjetorit për të diskutuar nëse duhet të shtyhen ose jo zgjedhjet e caktuara për t’u mbajtur në katër komunat e veriut të Kosovës.

Në këtë takim është vendosu që të mos rekomandohet shtyrja e zgjedhjeve nga KQZ-ja.

“KQZ ka mandat kushtetues përgatitjen dhe administrimin e zgjedhjeve, prandaj ne kemi konfirmuar edhe një herë gatishmërinë dhe vullnetin tonë qe ky proces te shkoj konform planifikimeve tona”, ka bërë të ditur anëtari i Komisionit, Arianit Elshani.

Elshani ka shtuar se çështjet e vleresimit të situatës së sigurisë, nuk janë në mandatin e tyre, prandaj kanë vendosur që KQZ të mos rekomandoj shtyrjen e zgjedhjeve.

“Çdo aktivitet i yni do të jetë i koordinuar me organet e sigurisë. Prandaj përderisa nuk kemi konstatime dhe rekomandime konkrete ne si KQZ, vazhdojmë me implementim të aktiviteteve”, ka thënë tutje Elshani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat