Ismaili e PDK-së: Donika Kadaj kamikaze e VV-së, iu kthye zanatit të moçëm

Aktuale

Ismaili e PDK-së: Donika Kadaj kamikaze e VV-së, iu kthye zanatit të moçëm

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 22:15
Deputetja e Partisë Demokraike të Kosovës, Besa Ismaili

Deputetja e Partisë Demokraike të Kosovës, Besa Ismaili, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka kritikuar analistenedhe ish-deputeten e VV-së, Donika Kadaj-Bujupi. 

Marrë shkas nga debati i sontëm në T7, sipas Ismailit, Kadaj-Bujupi është në “zanatin e moçëm të kamikazes së LVV-së”.

“Dikur në debate shtisej dhe hamendësohej për situata të rëndësishme shtetërore, siç është luftimi i korrupsionit, performanca të qeverisë, vettingu, dhe i quante “suksese” të qeverisë Kurti. Ndërsa sonte flet për veriun si “sukses” dhe për marrëveshje “të dëmshme” si pengesa dhe po kërkon mbështetjen e opozitës për këtë qeveri”, shkruan Ismaili. 

Sipas saj kjo është një “propaganë politike” që nuk ka fund dhe se Kadaj-Bujupi i “servilohet” hapur pushtetit.

“Mbulohuni bre pak!”, shkruan Ismaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat