Ambasadori Hovenier: I nderuar që presidentja Osmani na u bashkua për kremten e Krishtlindjes

Aktuale

Ambasadori Hovenier: I nderuar që presidentja Osmani na u bashkua për kremten e Krishtlindjes

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 23:30
Jeff Hovenier dhe Vjosa Osmani

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se është ndjerë i nderuar që presidentja Vjosa Osmani ka qenë e pranishme, bashkë me familjen e saj, në kremten e Krishtlindjes në Bondsteel.

“I nderuar që Presidentja Vjosa Osmani dhe familja e saj na u bashkuan për të kremtuar Krishtlindjen me SHBA-në dhe ushtarët e NATO-s”, shkroi Hovenier në Twitter.

Pak më parë, vetë Osmani shkroi në Twitter ku tregoi se drekën tradicionale të Krishtlindjes e ka kaluar në Bondsteel.

“Përcolla mirënjohjen tonë për shërbimin dhe mbështetjen e palëkundur të tyre ndaj vendit tonë. Lidhja Kosovë-SHBA është më e fortë se kurrë. Gëzuar Festat“, ka shkruar Osmani në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat