Revoltohet ish-gjenerali UÇK-së: Zëdhënësi i forcave kriminale sot nderohet, ndërsa Jakup Krasniqi është në burg!

Aktuale

Revoltohet ish-gjenerali UÇK-së: Zëdhënësi i forcave kriminale sot nderohet, ndërsa Jakup Krasniqi është në burg!

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 21:41
Jakup Krasniqi

Kudusi Lama, gjenerali i UÇK-së në pension i ftuar në Shqip me Dritan Hilën tha se gjtihë procesi që po bëhet në Hagë është i pakuptimtë, teksa Vuçiç, i cili është sot president i Serbisë dhe nderohet kudo, në vitet 97-99 ka qenë zvëndës i forcave kriminale serbe.

Por në Hagë për krime lufte thotë ai, sot po gjykohet Jakup Krasniqi.

"Ata e kanë ditur që do të merren. Ju kam thënë dhe atyre që do të merren, sepse ata ishin krerët dhe drejtues të vendit. Ata janë koshientë për këtë çështje, për të cilën janë thirrur që me kohë. Sot janë përballë shpifjeve të pasardhësit të Millosheviçit.

Vuçiç, ish-zëvendës i forcave serbe në Kosovë në vitet 97-99 është sot President i Serbisë dhe nderohet e respektohet. Zëdhënës i forcave kriminale që kanë bërë masakrat më të mëdha të mundshme kundër shqiptarëve. Kurse zëvendësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, pse ka frymëzuar forcat e veta të luftojnë për ta çliruar këtë popull të masakruar është sot në burg", u shpreh Lama në Dritare TV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat