Skender Hyseni: Do të jetë fat mbi të gjitha fatet që kjo qeveri të shkojë

Aktuale

Skender Hyseni: Do të jetë fat mbi të gjitha fatet që kjo qeveri të shkojë

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 22:23
Skënder Hyseni

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni ka thënë qeveria e kryeministrit Albin Kurti duhet të shkojë sa më parë. Ai ka thënë se ky do të ishte fat mbi të gjitha fatet.

“Do të jetë fat mbi të gjitha fatet, që kjo qeveri të shkojë sa më parë, dhe të mos kthehet më kurrë një qeveri si kjo”, ka thënë ai në emisionin Pressing.

Sipas Hyseni, Albin Kurti po rrezikon çdo gjë që është ndërtuar që nga fundi i luftës dhe shpallja e pavarësisë,

“…me veprimet e tij diletanteske, që i nis, pa e ditur se ku e ka hapin e fundit”, ka deklaruar ai.

Gjatë emisionit ai ka thënë se qeveria e ka vendosur vendin në konfrontim me miqtë më të mëdhenj që Kosova i ka në botë.

“Albin Kurti e ka ditur më mirë se që e di ti tani, që Patniq do të lirohet. Nuk mundet Albin Kurti me i heqë kurrën e kurrës, por do t’i heqë qytetari serb, ai që i ka vendosur”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat