Latifi: Asociacioni mund të jetë pjesë e pakos së marrëveshjes duke respektuar Kushtetutën

Aktuale

Latifi: Asociacioni mund të jetë pjesë e pakos së marrëveshjes duke respektuar Kushtetutën

Më: 7 janar 2023 Në ora: 09:35
Smajl Latifi

Nënkryetari i AAK-së, Smajl Latifi ka thënë se para se tensioneve të fundit në veri, nuk ka pasur kërkesë eksplicite vetëm për Asociacionin.

Latifi tha se ka pasur hapa të sigurtë drejt arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

“Para se të ndodhin zhvillimet e fundit të cilat ishin jashtëzakonisht dramatike në veri, nuk ka pasur kërkesë eksplicite vetëm për Asociacionin por ka pasur hapa të sigurt, ndoshta të ngadalshëm drejtë arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse obligative për njohje reciproke”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, Latifi thotë se qëndrimi i AAK-së është se Asociacioni mund të jetë pjesë e pakos së marrëveshjes duke respektuar aktgjykimin e Kushtetueses.

“Qëndrimi ynë është se Asociacioni mund të jetë pjesë e pakos së marrëveshjes duke respektuar aktgjykimin e gjykatës Kushtetuese, mirëpo nuk mund të jetë si produkt i veçantë në dialogun Kosovë – Serbi me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare, sepse atëherë mund të kemi një sërë temash të cilat mund ta pengojnë Kosovën në arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Nuk jemi për t’i ndarë temat veç e veç dhe insistojmë që të kemi një marrëveshje të qartë me njohje reciproke”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat