Atentati ndaj Abdixhikut, reagon Latifi: A ka ilaç për këtë çmenduri shqiptare? 

Aktuale

Atentati ndaj Abdixhikut, reagon Latifi: A ka ilaç për këtë çmenduri shqiptare? 

Më: 19 janar 2023 Në ora: 10:08
Profesori Blerim Latifi

Profesori Blerim Latifi, ka komentuar atentatin ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe disa deputetëve të kësaj partie.

Analisti Latifi duke komentuar këtë rast është marrë me aspektin e komunikimit te shqiptarët. Ai thotë se çdo ditë dëgjojmë biseda dhe kërcënime të hapura ndaj atyre që kanë mospajtime.

Ai ka thënë se “këtë lloj çmendurie komunikative alla shqiptarçe, në shtetet perëndimore nuk e kuptojnë dot”, prandaj alarmohen dhe raportojnë këto raste. 

“Këtë lloj çmendurie komunikative alla shqiptarçe, në shtetet perëndimore nuk e kuptojnë dot, prandaj kur ndodhë që përgjuesit e shërbimeve të tyre inteligjente kapin biseda të tilla shqiptarësh të marrë, natyrshëm ato alarmohen. Sepse në një shoqëri normale secili alarmohet kur dëgjon njerëz që flasin se duhet vrarë ky apo ai njeri. Në shoqëritë abnormale ky lloj të foluri është normal.” – ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i plotë i tij:

Pa dashur ta paragjykojë rastin e atij që dje u quajt "planifikim atentatesh ndaj kreut dhe zyratëve të LDK-së", më duhet ta rikujtojë një fakt të mirënjohur nga i madh e i vogël në Kosovë: lehtësia me të cilën shqiptarët nxjerrin nga goja e tyre të shame nga më morbidet dhe kërcënime të hapura ndaj atyre me të cilët kanë mospajtime të natyrave të ndryshme. 

Por kjo nuk është e tëra. 

I mllefosur për kush e di çfarë dreq arsyeje, derisa rri në kafe, në rrjete sociale, apo është duke biseduar me dikë në telefon, shqiptari nuk ngurron fare të hartojë listash njerëzish të cilët ai do të donte t'i shihte të vdekur.

Zakonisht në lista të tilla përfshihen politikanë dhe figura të tjera të jetës publike. 

Këtë lloj çmendurie komunikative alla shqiptarçe, në shtetet perëndimore nuk e kuptojnë dot, prandaj kur ndodhë që përgjuesit e shërbimeve të tyre inteligjente kapin biseda të tilla shqiptarësh të marrë, natyrshëm ato alarmohen. Sepse në një shoqëri normale secili alarmohet kur dëgjon njerëz që flasin se duhet vrarë ky apo ai njeri. Në shoqëritë abnormale ky lloj të foluri është normal.

A ka ilaç për këtë çmenduri shqiptare? 

Nuk e di.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat