A ka sanksione nëse Kosova e Serbia s’e pranojnë ‘propozimin e BE-së’, ja si përgjigjet Derek Chollet

Aktuale

A ka sanksione nëse Kosova e Serbia s’e pranojnë ‘propozimin e BE-së’, ja si përgjigjet Derek Chollet

Më: 19 janar 2023 Në ora: 19:46
Derek Chollet

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka folur për propozimin e BE’së për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur se çka ndodh nëse të dy palët nuk e pranojnë këtë propozim, Chollet refuzoi të fliste “për anët negative”, por tha se pritjet megjithatë i kanë të larta që të arrihet marrëveshja.

Chollet tha se ShBA dhe BE shohin potencial në këtë marrëveshje dhe në përfshirjen e tyre si partnerë për të arritur deri te një dakordim.

“Nuk dua të flas për anët negative, mirëpo mund të them që jemi duke qenë shumë të qartë me të dyja palët, për pritjet e larta që kemi për këtë proces, për gatishmërinë tonë që të jemi partnerë aktivë në këtë proces. Nuk është se vetëm po e themi këtë gjë, ne jemi duke e bërë këtë gjë. Prandaj, kolegët e mi do të jenë pjesë e bisedimeve nesër dhe në vazhdim, qoftë vetëm, apo në bashkëpunim me kolegët e BE-së. Ne shohim shumë potencial këtu, në aspektin e shpërfaqjes së gjithë asaj që mund të ofrojë Ballkani”, deklaroi këshilltari Chollet në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

Chollet shtoi se edhe sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen Kosova e Serbia do të mund të tejkalohen me ndihmën e ShBA’së e BE’së, dhe se çelës për këtë është fillimisht normalizimi i raporteve.

“Nuk është sekret se ka sfida të mëdha ekonomike, ka sfida sa i përket sigurisë energjetike, sfida që vetëm sa janë përkeqësuar nga lufta në Ukrainë. Ne duam t’iu ndihmojmë këtyre njerëzve dhe liderëve që t’i tejkalojnë këto sfida, por edhe që ta shohin potencialin e madh. Çelës për këtë gjë do të jetë gjetja e rrugës për normalizim”, deklaroi Chollet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat