Rrahje në Spitalin e Pejës, mjeku sulmoi fizikisht punëtorin

Aktuale

Rrahje në Spitalin e Pejës, mjeku sulmoi fizikisht punëtorin

Më: 24 janar 2023 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Një rrahje ka ndodhur të hënën në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Një mjek ka sulmuar fizikisht një punëtor të këtij institucioni shëndetësor.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se lidhur me rastin janë intervistuar viktima, i dyshuari dhe dëshmitarët.

“Dje rreth orës 13:44 një punëtor i Spitalit Rajonal ka ardhur dhe e ka njoftuar policinë se është sulmuar nga një mjek në Spitalin Rajonal në Pejë. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes, i ka intervistuar viktimën, dëshmitarët dhe të dyshuarin”, deklaroi Gashi.

Ai tutje bëri të ditur se me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “lëndim i lehtë trupor”.

“Rasti shkon në procedurë të rregullt dhe është duke u hetuar nga njësiti kompetent policor”.

I pyetur se cili dyshohet se është motivi që çoi deri te sulmi fizik, Gashi tha “një mosmarrëveshje rreth orarit të punës”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat