Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se e sakrifikojnë pushtetin për të mos e bërë Asociacionin

Aktuale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se e sakrifikojnë pushtetin për të mos e bërë Asociacionin

Më: 26 janar 2023 Në ora: 21:04
Agon Batusha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha tha se nuk do të lejojnë bosnjëzimin e Kosovës.

Madje ai tha se Lëvizja  Vetëvendosje është e gatshme ta sakrifikojë pushtetin për të mos e themeluar Asociacionin.

Këtë deklaratë ai e dha në emisionin “Ditari” derisa po fliste për kërkesën e Serbisë dhe të Bashkësisë Ndërkombëtare për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Madje, ai tha se themelimi i Asociacionit sipas marrëveshjeve të Brukselit do ta minonte të ardhmen e Kosovës. Ndërsa si shembull mori rastin e Bosnje e Hercegovinës.

“Është rasti i Bonjës i cili e shpjegon dhe është i freskët, është në vitet e 90-ta. Është një gabim që ka ndodhë dhe që nuk duhet të përsëritet më. Edhe ata kanë filluar kështu me Asociacionin, kanë thënë ta bëjmë një asociacion të komunave me shumicë serbe, pastaj jo po i bëjmë  edhe disa kompetenca, kemi edhe presidentin tonë. Kështu dal nga dal e fituan një Republikë Serbe e cila pastaj e mori edhe njohjen ndërkombëtare sepse u imponua në Dejton”, u shpreh ai.

Batusha gjithashtu tha se tash Bosnja ka mostabilitet dhe moszhvillim për si pasojë e atij gabimi. Prandaj, ai tha se Lëvizja  Vetëvendosje është e gatshme ta sakrifikojë pushtetin për të mos e themeluar Asociacionin.

“Nëse ky shembull na vihet neve në Kosovë ne duhet ta parandalojmë… Qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje është i qartë dhe përderisa i kemi këto qëndrime e kemi dëshmuar edhe më parë që për qëndrimet tona e sakrifikojmë edhe pushtetin. Për ne nuk është i rëndësishëm pushteti sa është i rëndësishëm qëndrimi për Kosovën”,  deklaroi Batusha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat