Hoti – Muratit: Nuk e ke pasur idenë për dyfishimin e faturave

Aktuale

Hoti – Muratit: Nuk e ke pasur idenë për dyfishimin e faturave

Më: 27 janar 2023 Në ora: 14:36
Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e ka shprehur si shqetësim që qytetarët janë informuar me vonesë për rritjen e faturave të tatimit në pronë.

Në Komisioni për Buxhet ku po raporton ministri i Financave, Hoti ka thënë se është dashur të ketë fushatë vetëdijësuese muaj më parë, ndërsa kërkoi menaxhim të situatës.

“Shqetësim që një pjesë e madhe e qytetarëve e kanë dyfish faturën e tatimit ne pronë. Ajo çka më shqetëson mua është mënyra se si jeni duke menaxhuar këtë proces. Fakti që njerëzit u informuan para tre ditësh dhe gjithashtu në buxhet nuk është fare e reflektuar hyrja e të rriturave të komunave. Ti se ke pas idenë qe në janar kanë me ju dyfishu faturat.

Është dashur tre muaj më herët të ketë fushatë vetëdijësuese. Ata e kanë kuptuar me 23 janar që do të ju rritet fatura. Për këtë arsye jemi duke drejtuar gishtin kah ju, për menaxhim të situatës”, ka thënë Hoti.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat