Më 2 shkurt nga ora 14:00 mbahet aktgjykim i Apelit ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Aktuale

Më 2 shkurt nga ora 14:00 mbahet aktgjykim i Apelit ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Më: 27 janar 2023 Në ora: 15:51
Hysni Gucati, Nasim Haradinaj

Më 2 shkurt, Paneli i Gjykatës së Apelit do të bëjë shpalljen e aktgjykimit të Apelit në çështjen ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Sipas njoftimit, kjo seancë do të nisë nga ora 14:00, pas shpalljes së vendimit të shkallës së parë, ku trupi gjykues i shpalli ata fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, transmeton Klankosova.tv.

Ata u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim, ku do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim, dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin. Ndërkaq, u liruan nga përgjegjësia penale për hakmarrje.

Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinaj, akuzoheshin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat