Zëdhënësi i Kurtit sulmon opozitën për tatimin në pronë: Brenga e tyre është vetëm për të sulmuar qeverinë

Aktuale

Zëdhënësi i Kurtit sulmon opozitën për tatimin në pronë: Brenga e tyre është vetëm për të sulmuar qeverinë

Më: 27 janar 2023 Në ora: 16:30
Përparim Kryeziu

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka sulmuar opozitën pasi sipas tij, refuzuan propozimin e ministrit të Financave, për pagesën e tatimit në pronë.

Përmes një shkrimi në Facebook, ku ka shpërndarë një postim të ministrit Murati, Kryeziu ka thënë se brenga e opozitës për qytetarët është vetëm për të sulmuar qeverinë.

“Kur "brenga" e opozitës për qytetarët është vetëm sa për ta sulmuar qeverinë. Propozimi i ministrit Murati për tatimin në pronë u refuzua sot nga opozita.” – ka shkruar ai.

Ndërkohë, ministri Murati tha se ka propozuar që tatimpaguesëve, t’u falen deri në 100 euro nga vlera e tatimit në pronë për këtë vit.

Por siç shtoi ai, deputetët e opozitës ishin kundër një propozimi të tillë.

“Kjo dëshmon edhe njëherë që kur bëhet fjalë për interesat e qytetarëve, për opozitën, veprat dallojnë nga fjalët.” – ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat