Nexhmedin Spahiu: Shqiptarët pa të tjerët s'bëjnë dot shtet

Aktuale

Nexhmedin Spahiu: Shqiptarët pa të tjerët s'bëjnë dot shtet

Më: 28 janar 2023 Në ora: 10:00
Nexhmedin Spahiu

Nexhmedin Spahiu, analist i njohur nga Mitrovica, ka bërë një koment goxha problematik.

Në fakt, ai zgjodhi t’i komentojë Rron Gjinovcit, duke shkruar se shqiptarët s’kanë aftësi për shtetndërtim.

Sipas Spahiut, shqiptarët mund të qeverisen nga të tjerët.

“Sa po na dhemb kur të tjerët po na thonë troç realitetin e hidhur: shqiptarët pa të tjerët nuk bëjnë dot shtet se nuk kanë aftësi shtetformuese, po serbët munden se kanë aftësi shtetformuese. Shqiptarët mund të qeverisen nga të tjerët por nuk mund t'i qeverisin të tjerët. Qëndrim racist boll po fatkeqësisht I bazuar o Rron Gjinovci .” – komentoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat