“Karma është kurvë”/ Ramës i vjen një reagim i ashpër – ja kurthi që kishte përgatitur së bashku me McGonigal!

Aktuale

“Karma është kurvë”/ Ramës i vjen një reagim i ashpër – ja kurthi që kishte përgatitur së bashku me McGonigal!

Nga: M.Haziri Më: 28 janar 2023 Në ora: 19:21
Charles McGonigal dhe Edi Rama

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray ka reaguar publikisht për herë të parë në lidhje me arrestimin e ish-zyrtarit Charles McGonigal, mbi të cilin rëndojnë disa akuza, mes tyre edhe marrja e 225 mijë dollarëve nga një ish-agjent i Inteligjencës shqiptarë, por edhe takime me kryeministrin Edi Rama të cilat ai nuk i ka deklaruar.

Profesori universitar Enver Bytyçi përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me këtë temë.

Bytyçi thekson që FBI duhet të hetojë gjithçka, nëse dëshiron të dale e pastër nga ky skandal!

Profesori i citon fjalët e Ramës “Karma është kurvë”, duke thënë që të njejtën është duke e përjetuar tashmë vet ai.

Postimi i plotë

Karma eshte kurve, tha Edi Rama, duke dashur ta poshteroje presedenten e Parlamentit Europian, gjate nje samiti ne Davos! Por skandali dhe afra korruptive e kryeministrit shqiptar dhe ish-nje prej shefave te rendesishem te ketij sherbimi amerikan deshmuan se "karma eshte kurve" edhe per Edi Ramen!

Ishte fundi i vitit 2018 kur Edi Rama iu drejtua liderit historik te Partise Demokratike "Sali, a mund ta kalosh Oqeanin Paqesor"! Duke u thene shqiptareve se Berisha ishte i padeshirueshem ne SHBA! Ne fakt, qe atehere ai kishte pergatitur kurthin per kundershtarin e tij politik, me qellim asgjesimin politik te tij e njekohesisht edhe te opozites shqiptare!

Ia tha kete Doktorit pasi Edi Rama kishte pergatit terrenin me shefin e zbulimit te FBE-se, McGonigal, duke e paguar ate per sherbimin qe do te bente ne funksion te qellimeve anti-demokratike te Edi Rames, per shuarjen e opozites dhe opozitarizmit, thene shkurt per rikthimin e shtetit monist e diktatorial ne Shqiperi. Ne fakt Rama ka "lene lesht" edhe me aktore te tjere lobiste ne SHBA per kete qellim, perfshire ambasadoren Kim! FBI duhet te hetoje gjithcka, nese deshiron te dale e paster nga ky skandal!

Nese ju kujtohet, ate moment kur leshonte kumtin e "ndeshkimit" te Sali Berishes nga podiumi (jo foltorja) e parlamentit, Edi Rama dukej se ishte ne ekstaze. Po konsumonte nje lloj triumfalizmi hektorian mbi kundershtarin e vet ne betejen epike e politike njekohesisht! I dukej ne fytyre entusiazmi i madh per "rrenimin" e paraardhesit te tij dhe gati sa nuk i nxirrnin syte xixa prej gezimit, se "tashme nuk kishte asnje pengese per te mbetur ne histori, si me i madhi prej krejtve" ne punet kryeministrore te Shqiperise!

Cinik, i pashpirt, i papermbajtur, manifestativisht Rama konsumoi drogen e lavdise se vet dhe jo pak shqiptare e konsideruan kete si "zotesi te jashtezakonshme te kryeministrit"! Sidomos kur miqte e Rames e shpallen Sali Berishen non-grata ne SHBA! Atehere shumekush tha se "Rama nuk permbahet, eshte i "pamposhturi"! Ishte e cuditshme se per kete u gezuan dhe disa demoktate, te cilet prej kohesh i benin argatin Edi Rames per asgjesimin e partise se tyre!

Por Karma eshte kurve, tha para dy javesh vete Rama dhe ja ku e po e provon ne lekuren e vet pasojen e kesaj karme! Tashme nuk eshte me Sali Berisha non-grata ne SHBA! I tille eshte de facto Edi Rama. Ai perfundimisht dhe publikisht ka hyre ne listen e zeze te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Sepse hyri ne oborrin amerikan nga dritarja dhe jo nga portat e Shtepise se Bardhe, sic kishte hyre Berisha!

Dhe nese themi "Karma eshte kurve", kete mund ta perkthejme edhe me ate shprehjen e jashtezakonshme "Zoti eshte i madh"! Sepse djallezia, intriga, hileja, e keqja, varri qe perpiqesh t'ia besh tjetrit behet varr per ty! Kjo me ndihmen e Zotit te Madh! Sepse nje marredhenie e tille korruptive me eksponente te FBI-se zor se do te ishte zbuluar, nese e dashura e McGonigal nuk do t'i kishte shkruar drejtorit te Pergjithshem te FBI-se!

Megjithate, cdo e keqe e ka nje te mire: - Edi Rama prej tash do te kurseje parate per t'i goditur nen brez Sali Berishes! Sepse eshte ne fundin e vet te palavdishem, te palumtur e madje te turpshem jo vetem per ate, por edhe per historine e Shqiperise!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat