Arifaj: Cholet dhe Escobar e bënë të qartë se nuk lejojnë cenimin e shtetësisë së Kosovës

Aktuale

Arifaj: Cholet dhe Escobar e bënë të qartë se nuk lejojnë cenimin e shtetësisë së Kosovës

Më: 31 janar 2023 Në ora: 08:33
Ardian Arifaj

Analisti, Ardian Arifaj ka thënë se Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Cholet dhe i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë garantuar se nuk do të lejojnë cenimin e shtetit të Kosovës.

Arifaj ka thënë se a ka rrezik nga Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe apo jo varet nga dokumentet mbi të cilat themelohet ky asociacion dhe nga kometencat që i jipen atij. Megjithatë, ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, tha se nuk është në interesin e ShBA-së e as të BE-së që të krijojnë diçka që e cenon shtetësinë e Kosovës dhe stabilitetin rajonal.

“Një qëndrim zyrtar të themi i ShBA-së i thënë nga dy adresat kryesore për Ballkanin Perëndimor në Ëashington, dy zyrtarët e lartë Chollet dhe Escobar, të cilët edhe një herë e bënë shumë të qartë që nuk do të lejohet një cenim i shtetit të Kosovës. Fundja nuk është në interesin e Bashkësisë Ndërkombëtare me kriju probleme të reja. Bashkësia Ndërkombëtare, Perëndimi, ShBA-ja me gjithë ato probleme që i ka nëpër glob është e interesuar me e përmbyll kapitullin e konfliktit në Kosovë dhe me kalu në një kapitull të stabilitetit, zhvillimit, integrimit e të tjerë. Pra nuk është as në interesin e ShBA-së, as në interesin e BE-së dhe aleatëve tjerë të Kosovës që të krijohet diçka që do ta cenojë shtetin e Kosovës, që do të krijojë jo stabilitet për tërë rajonin, por edhe rkejt kontinentin e Evropës”, deklaroi Arifaj.

Kujtojmë se në një kolumne të përbashkët nga Chollet dhe Escobar një pjesë e së cilës është publikuar nga ambasada amerikane, thuhet se ShBA nuk do të lejojë një Asociacion i cili cenon sovranitetin e Kosovës.

Aty thuhet se ka ardhur koha që të formohet Asociacioni.

“Si miku dhe aleati më i ngushtë i Kosovës, ne besojmë se duke punuar për themelimin e ASM-së, Kosova do të realizojë një element kritik të nevojshëm për të ndërtuar të ardhmen e saj të drejtë si një vend sovran, multietnik dhe i pavarur, i integruar në strukturat euroatlantike. Ne jemi të gatshëm të mbështesim Kosovën në përmbushjen e këtij zotimi dhe do të qëndrojmë në krah të vendit në çdo hap. E ardhmja si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë – dhe për të rinjtë e saj që tani kërkojnë mundësi jashtë vendit – mund të jetë e ndritshme, në një Evropë me të vërtetë “të plotë, të lirë dhe në paqe. Na mbetet vetëm ta shfrytëzojmë këtë moment së bashku. – Koha për themelimin e ASM është tani”, thuhet në kolumnen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat