Hoxhaj në “Vecernji list” godet Milanoviqin: Deklarata e tij si e Akademisë serbe

Aktuale

Hoxhaj në “Vecernji list” godet Milanoviqin: Deklarata e tij si e Akademisë serbe

Më: 31 janar 2023 Në ora: 12:17
Enver Hoxhaj

Ish-kryediplomati dhe zyrtari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se deklarata e presidentit të Kroacisë Zoran Milanovic se “ndërkombëtarët e kanë aneksuar Kosovën nga Serbia” është një marrëzi që duhet refuzuar si e tillë.

Hoxhaj për gazetën kroate “Vercenji” ka thënë se deklarata e Milanovic ngjan më shumë me qëndrim të Akademisë serbe apo Kishës Ortodokse të Serbisë se sa një presidenti të një vendi mik të Kosovës.

Deklarata e presidentit kroat është një marrëzi që duhet refuzuar si të tillë sepse shtrembëron shumë të vërteta historike dhe politike. Ajo deklaratë më shumë i ngjanë një konstatimi të Akademisë serbe apo Kishës Ortodokse Serbe se sa një presidenti të një vendi mik të Kosovës sikurse është Kroacia”, ka thënë Hoxhaj për mediumin kroat.

Hoxhaj ka thënë se një deklaratë e tillë është kundër realitetit historik në Ballkan.

“Rrjedhimisht kjo deklaratë është kundër realitetit historik në Ballkan që dy shtetet tona si Kroacia dhe Kosova e përfaqësojnë. Pra e ndajnë të njëjtin fat të rrugëtimit që nga Jugosllavia deri tek përballja e përgjakshme me Serbinë e Millosheviqit. Kosova është shtet i pavarur dhe një realitet i pakthyeshëm i njohur nga të gjitha shtetet demokratike të botës”, ka përfunduar Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat