Rrahman Paçarizi: S’ka shpëtim, të dëmshme edhe Asociacioni edhe Autonomia

Aktuale

Rrahman Paçarizi: S’ka shpëtim, të dëmshme edhe Asociacioni edhe Autonomia

Më: 31 janar 2023 Në ora: 13:31
Rrahman Paçarizi

Analisti Rrahman Paçarizi ka shkruar në Facebook në lidhje me marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.

Sipas Paçarizit, para vetës Kosova i ka dy opsione: ose Asociacionin ose Autonominë e kamufluar brenda planit franko-gjerman. Paçarizi ka thënë se nuk ka shpëtim, sipas tij politika kosovare që e ka sjellë punën deri këtu, duhet të vendos ndërmjet këtyre dyjave, përndryshe siç i quan ai “manovra” vetëm degradojnë më shumë.

Statusi i plotë i Paçarizit:

“Edhe Marreveshja per Asociacionin e Komunave me shumice serbe, edhe Autonomia e kamufluar brenda planit franko-gjerman jane te demshme per Kosoven, madje shume te demshme. Politika kosovare qe e ka sjelle punen deri ketu, duhet me vendose se cilen me e pranu, se cila eshte me pak e demshme. S'ka shpetim, e manovrat e degradojne edhe ma.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat