Çka u diskutua në takimin për Asociacionin, përfaqësuesja nga shoqëria civile jep detaje

Aktuale

Çka u diskutua në takimin për Asociacionin, përfaqësuesja nga shoqëria civile jep detaje

Më: 31 janar 2023 Në ora: 13:44
Millica Andriq Rakiq

Ka përfunduar diskutimi për Asociacionin në ambasadën amerikane në Prishtinë, ku pjesë e diskutimit përpos përfaqësueseve të Qeverisë, Presidencës e përfaqësuesve të partive opozitare, ishin edhe pjesëtarë nga shoqëria civile.

Millica Andriq Rakiq nga organizata Iniciativa e Re Sociale në Mitrovicë të Veriut, pas takimit ka thënë detaje se çka është diskutuar.

Ajo ka thënë se në takim është diskutuar për mënyrën se si do të mund të funksiononte Asociacioni i komunave me shumicë serbe në kornizën ligjore të Kosovës në përputhje me marrëveshjen e Brukselit.

Rakiq thotë se nuk ka pasur konkluzione përfundimtare nga takimi dhe se përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës kanë paraqitur qëndrimin e tyre rreth kësaj çështje që tashmë është publik.

“Kemi biseduar për atë  se si do të mund të funksiononte Asociacioni i komunave me shumicë serbe në kornizën ligjore të Kosovës në përputhje me marrëveshjen e Brukselit. Nuk mund të them se ka diçka përfundimtare nga takimi. Kishte mendime të ndryshme dhe debate kishte debat të civilizuar, çka është më e rëndësishmja. Përfaqësuesit e institucioneve kishin qëndrimin e tyre që tashmë është publik, se ende nuk e kuptojnë nevojën e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe se plani i Ahtisaarit u përgjigjet nevojave të komunitetit. Kishte shumë diskutime rreth asaj se si do të zbatohet Asociacioni, çfarë kompetenca do të ketë, korniza ligjore e të tjera”, tha ajo para mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat