Bulliqi: Sakrifica e Zahirit me shokë trasoi rrugën drejt lirisë

Aktuale

Bulliqi: Sakrifica e Zahirit me shokë trasoi rrugën drejt lirisë

Më: 31 janar 2023 Në ora: 14:17
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, me drejtorë, asamblistë, shoqata të dala të luftës e qytetarë, në 26 vjetorin e rënies së tre dëshmorëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, bënë homazhe pranë kompleksit memorial të komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti në Orllan.

Pas Orllanit, homazhe u bënë edhe në "Kompleksin Memorial të Dëshmorëve" në Penuhë si dhe te shtatoret e katër dëshmorëve në qytet.

Me këtë rast, siç informoi komuna, Bulliqi përkujtoi heroizmin dhe luftën e shenjtë për liri të Zahir Pajazitit me shokë.

“Guximi dhe sakrifica e Zahirit me shokë me përpjekjet e tyre dhe luftën e pakompromis, ata trasuan një rrugë të gjatë drejt lirisë, në të cilën u bashkuan një popull i tërë që nuk e duron nënshtrimin, por lufton e sakrifikon deri në vetëmohim për liri.”, tha Bulliqi.

Kujtojmë që, më 31 janar të vitit 1997 ka ndodhur njëra nga betejat e para madhore të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha kanë qenë duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, derisa grupi i tyre ishte zbuluar nga sigurimi serb, të cilët kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre kanë rënë heroikisht në luftë me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat