Osmani flet për median austriake: Vendi ynë afër jofunksionalitetit, s’na duhet tjetër Republika Srpska

Aktuale

Osmani flet për median austriake: Vendi ynë afër jofunksionalitetit, s’na duhet tjetër Republika Srpska

Më: 31 janar 2023 Në ora: 15:35
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se vendi është afër jofunksionalitetit derisa ka folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe për një gazetë austriake. 

Ajo tha se rajonit nuk i duhet edhe një Republikë Srpska tjetër, derisa tha se Kosova ka bërë mjaft kompromise para pavarësisë. 

“Serbia tashmë ka marrë shumë. Kemi bërë lëshime para pavarësisë. Në dymbëdhjetë vitet që nga fillimi i negociatave me BE-në, janë bërë shumë më tepër lëshime (për shembull, negociatat për formimin e një asociacioni serb të komunave). E gjithë kjo e ka sjellë vendin tonë në prag të mosfunksionimit. Ne nuk kemi nevojë për një Republika Srpska tjetër në rajonin tonë. Ne kemi nevojë për modele multietnike, jo për ndarje etnike”.

Osmani është shprehur kritike edhe ndaj BE-së për çështjen se Kosova duhet të japë diçka në negociatat me Serbinë. 

“Më pyetët se çfarë mund t’i ofrojmë Serbisë si shpërblim. Përgjigjja ime është: si shpërblim për çfarë? Si shpërblim për kryerjen e krimeve të luftës? Si shpërblim për destabilizimin e fqinjëve? A është kjo ajo që BE-ja dëshiron të shpërblejë? Edhe 24 vjet pas luftës, Serbia nuk ka kërkuar kurrë falje për atë që ndodhi në vitet 1990. Asnjëherë nuk i ka pranuar krimet dhe as i ka sjellë autorët para drejtësisë”, tha Osmani për Profil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat