​Haradinaj takon Senatoren Joni Ernst: Partneriteti me shtetin e Iowa-s është dëshmia më e mirë e orientimit tonë pro-amerikan

Aktuale

​Haradinaj takon Senatoren Joni Ernst: Partneriteti me shtetin e Iowa-s është dëshmia më e mirë e orientimit tonë pro-amerikan

Më: 31 janar 2023 Në ora: 16:37
Ramush Haradinaj- Joni Ernst

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vazhduar sot takimet me zyrtarë të lartë amerikan në kuadër të vizitës në ShBA.

Haradinaj sot ka takuar Senatoren amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst në Senatin amerikan.

"Pata kënaqësinë që ta falënderoj nga afër, Senatoren amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst, gjatë takimit që zhvilluam në senatin amerikan në Washington. Në shtetndërtimin e Kosovës, kontribut të lartë ka dhënë edhe shteti i Iowa-s, përmes bashkëpunimit në shumë fusha, si në arsim dhe ekonomi por edhe në rritjen e rritjen e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës", ka njoftuar Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Partneriteti i ngushtë i Kosovës me shtetin e Iowa-s është dëshmia më e mirë e orientimit tonë pro-amerikan.

Pata kënaqësinë që ta falënderoj nga afër, Senatoren amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst, gjatë takimit që zhvilluam në senatin amerikan në Washington.

Në shtetndërtimin e Kosovës, kontribut të lartë ka dhënë edhe shteti i Iowa-s, përmes bashkëpunimit në shumë fusha, si në arsim dhe ekonomi por edhe në rritjen e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës.

Garda Nacionale e Iowa-s dhe kontributi i saj në forcimin e FSK-së është një ndër të arriturat kulminante të këtij bashkëpunimi.

Miqtë si Ernst duhet t’i mbajmë përherë afër vetes!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat