Vitia takohet me ambasadorin e Luksemburgut, bien dakord për shtim kapacitetesh në shëndetësi

Aktuale

Vitia takohet me ambasadorin e Luksemburgut, bien dakord për shtim kapacitetesh në shëndetësi

Më: 31 janar 2023 Në ora: 17:43
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia priti në takim ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në qendër të takimit ishte mbështetja e Qeverisë së Luksemburgut në periudhën 4 vjeçare, veçanërisht në fuqizimin e kapaciteteve ekzistuese në sektorin e shëndetësisë, si dhe në digjitalizimin e proceseve.

Ministri Vitia e falënderoi ambasadorin Dietz për përkrahjen e jashtëzakonshme duke thënë se Qeveria e Luksemburgut ka qenë një prej donatorëve kryesorë në fushën e shëndetësie.

Ata bashkërisht u dakorduan për shtimin e intensitetit të aktiviteteve që do të zhvillohen në të ardhmen në fushën e shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat