Kusari: Është hera e parë që në sektorin publik do të kemi trajtim të barabartë të punëtorëve

Aktuale

Kusari: Është hera e parë që në sektorin publik do të kemi trajtim të barabartë të punëtorëve

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 13:38
Mimoza Kusari Lila

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, soy ka thënë se argumentet e opozitës në kundërshtim të vlerës së koeficientit janë të paqëndrueshme.

Ajo ka thënë që është hera e parë që në sektorin publik që do të ketë një unifikim dhe trajtim të barabartë të gjithë punëtorëve në sektor.

Kusari-Lila: Është hera e parë që në sektorin publik do të kemi një unifikim dhe trajtim të barabartë të gjithë punëtorëve

“Me keqardhje të madhe dëgjuam argumentet e paqëndrueshme dhe kauzat e paqena të opozitës në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sot është një ditë arrije e madhe për gjithë sektorin publik. Sot është prezantuar kurorëzimi i një punë me shumë se një vjeçare në kategorizimin dhe vendosjen e meritokracinë në sektorin publik. Koeficienti prej 105 euro i miratuar dhe prezantuar sot në Qeverinë e Republikës së Kosovës është koeficienti bazë, është hera e parë që në sektorin publik do të kemi një unifikim dhe trajtim të barabartë të gjithë punëtorëve në sektor, duke u përcaktuar shtesa të cilat secili individ në bazë të përvojës së punës, rrezikueshmërsisë në punë, përgatitjes akademike do i ketë si pejsë shtesë e këtij koeficienti”, ka thënë Kusari-Lila.

Shefja e deputetëve të shumicës është shprehur se tani është radha që kuvendi të miratojë ligjin për pagën minimale dhe të rregullojë çështjen e inspektorëve të punës.

Kusari-Lila: Kuvendi e ka radhën të miratojë ligjin për pagën minimale

“Ajo çka ne duhet të punojmë bashkërisht është që të përmirësojmë dhe ndrisim kushte dhe standardin për punëtorët në sektorin privat. Ky kuvend tashmë e ka radhën të miratojë ligjin për pagën minimale, të rregullojë çështjen e inspektorëve të punës, të rregullojë standardin për të gjithë të punësuarit por gjithashtu edhe mirëqenien për ata të papunët. Për deklaratat e kolegëve të mijë nga opozita se kjo qeveri nuk brengoset për qytetarët më duhet të ju rikujtoj se po kjo opozitë kur kërkonte ndërhyrjen e qeverisë për çështje të inflacionit është po kjo opozitë e cila ligjin për vendosjen për caktimin e çmimeve të produkteve esenciale në tregje të destabilizuara e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese. Është po kjo opozitë qe e parandaloi ndërhyrjen e qeverisë së drejtpërdrejt për të ruajtur ata të cilët kanë më së shumit nevojë, kategoritë në nevojë të cilat çmimi i produkteve bazike bën një diferencë të madhe”, ka shtuar ajo.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se vlera e koeficientin e ligjit të pagave për vitin 2023 është 105 euro.

Në kundërshtim të kësaj, partitë opozitë e kanë bojkotuar seancën e Kuvendit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat