MPB: 36 qytetarë në muajin janar i konvertuan targat nga ato ilegale në RKS

Aktuale

MPB: 36 qytetarë në muajin janar i konvertuan targat nga ato ilegale në RKS

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Zëdhënësja e ministrisë së Punëe të Brendshme, Nora Fetoshi, ka bërë të ditur se në muajin janar 36 qytetarë serbë të veriut i kanë konvertuar targat nga ato ilegale “KM” në ato legale RKS.

Ajo tha se qytetarët serbë në veri po vazhdojnë të bëhen pjesë e procesit, që sipas saj, për synim ka ligjshmërinë në shtet dhe rritjen e sigurisë në trafik.

“Interesimi i tyre për konvertim të targave po vazhdon ende dhe vetëm në muajin janar kishim 36 regjistrime të reja të veturave dhe konvertimit të targave nga ilegale në ato legale të Republikës së Kosovës”.

“Ftojmë qytetarët që të vazhdojnë t’i regjistrojnë automjetet e tyre me targa RKS në të gjitha Qendrat për Regjistrim të Automjeteve gjithandej Republikës së Kosovës”, ka thënë Fetoshi.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës që nga viti i kaluar i ka bërë thirrje qytetarëve serbë që t’i konvertojnë targat ilegale në ato legale.

Kjo thirrje e qeverisë deri më tani nuk është pranuar në masë të madhe nga ana e qytetarëve serbë të cilët kanë refuzuar që t’i përgjigjen pozitivisht në masë të madhe kësaj thirrjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat