​Haradinaj: Kosova është e mishëruar me ShBA dhe këshillat e politikat që na rekomandohen nga ta

Aktuale

​Haradinaj: Kosova është e mishëruar me ShBA dhe këshillat e politikat që na rekomandohen nga ta

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 20:23
Haradinaj ka takuar Senatorin Thom Tillis

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Ai në vazhdën e tij të takimeve ka takuar Senatorin Thom Tillis.

Haradinaj tha se Senatorit Tillis, i konfirmoi se Kosova është e fokusuar dhe mishëruar me ShBA dhe këshillat dhe politikat që i rekomandohen dhe kërkohen.

Tutje Haradinaj tregoi që e falënderoi Tillis, për përpjekjet e vazhdueshme të ShBA dhe përshkushtimin e tij personal që Kosova të funksionojë si shtet i lirë, sovran.

“Në vazhdën e vizitës në ShBA, takova Senatorin Thom Tillis.

Senatorit Tillis i rikonfirmova që Kosova është e fokusuar dhe mishëruar me ShBA dhe këshillat e politikat që na rekomandohen dhe kërkohen nga ta. Roli i ShBA në Kosovë është më i rëndësishmi si për nga historia poashtu edhe e ardhmja demokratike.

E falënderova Senatorin Tillis për përpjekjet e vazhdueshme të ShBA, që Kosova të funksionojë si shtet i lirë, sovran, demokratik dhe unik për nga vlerat", ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat