Hezitimi për një asociacion mbi baza etnike

Aktuale

Hezitimi për një asociacion mbi baza etnike

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 21:06
Ilustrim

Kërkesat për themelim të asociacionit me shumicë serbe çdo ditë po vinë në adresë të kryeministrisë.

Por pavarësisht deklaratave të forta që erdhën nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Kurti po përsërit se asociacioni një etnik nuk është i mundur në një Kosovë shumetnike.

Megjithatë publicisti nga Beogradi, Dushan Janjiq, nuk e sheh edhe aq problematike çështjen e asociacionit dhe thotë se nuk rrezikohet sovraniteti i Kosovës.

“Nga administrata e Biden e kanë bërë të qartë se nuk kanë kohë për të humbur me lojërat politike në Ballkan. Nuk mendoj se nga kjo marrëveshje do të përfitojë vetëm minoriteti serb dhe se do të rrezikohet sovraniteti i Kosovës, vetëm po bëhet zhurmë kot. Asociacioni do të ndihmojë në integrimin e mëtutjeshëm të serbëve në Kosovë, ashtu siç e kanë theksuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe nga kjo gjë do të përfitojë Kosova”, tha Janjiq.

Në anën tjetër, Profesori Abit Hoxha, thotë se Qeveria e Kosovës nuk ka ndonjë alternativë tjetër përveç se të filloj me zbatimin e kësaj marrëveshje.

Tutje, ai tregon se në cilën pikë duhet të ketë kujdes Kosova.

Ndërkohë Ambasadori Amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka ripërsëritur se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk do të jetë republikë serbe dhe se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat